Presidenti Amerikan Biden është lideri i fundit që largohet nga Nuvola, ndërtesa ku për dy ditë rresht u mbajt samiti i 20 vendeve më të fuqishme të botës, pjesë e grupit G20 në Romë të Italisë
Konferenca e shtypit e Presidentit amerikan shënoi eventin e fundit të këtij samiti.
"Falenderoj italianët e kryeministrin italian për mikpritjen, tha ai. Jam mjaft i kënaqur për cfarë u arrit në këtë samit. Italia ka bërë një punë mjaft të mirë në këtë vit të vështirë sfidash globale. Jam krenar për arritjen e marrëveshjes së taksës minimale e jam i zhgënjyer për mungesën e pjesëmarrjes së Rusisë e Kinës ", tha ai.
Duke komentuar takimin me Papa Franceskun, Presidenti amerikan u shpreh se "Papa Francekso qe personi që u gjet pranë familjes time kur djali im ndërroj jetë."
Presidenti Amerikan, gjatë qëndrimit në Romë, u shoqërua nga një delegacion i madh pune e një staf sigurie me rreth 50 automjeti.
Gjatë samitit të Romës, Joe Biden qëndroi në seinë e ambasadës amerikane.