Policia britanike ka arrestuar dhëndrin për vrasjen e nuses, vetëm katër ditë pasi ishin martuar.
Autoritetet e sigurisë në Halifax, kanë gjetur kufomën e nuses në një valixhe në afërsi të shtëpisë që e ndanin Dawn Walker, 52-vjeç dhe Thomas Nutt, 45-vjeç.
Dyshja javën e kaluar u martuan dhe organizuan një dasmë ku ftuan miq e familjarë, megjithatë pasi kaluan katër ditë nga dita e tyre më e lumtur, ndodhi më e keqja.
Policia arrestoi Nuttin për të cilin besohet se ngufati gruan e tij, me të cilën jetoi vetëm tri ditë si të martuar.




