Në Bashkimin Evropian, 5.9 për qind e qytetarëve kanë jetuar vitin e kaluar në apartamente pa dritë të mjaftueshme ose siç thonë ata, në apartamente shumë të errëta gjë që paraqet problem për familjet, njoftoi shërbimi statistikor evropian Eurostat.
Drita e ditës në apartamente sjell përfitime për shëndetin dhe mirëqenien, dhe gjithashtu mund të ndihmojë në përmirësimin e efikasitetit të energjisë duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial, thuhet në informacion.
Më shumë se 10% e njerëzve që jetojnë në Spanjë vlerësuan vitin e kaluar se apartamenti i tyre ishte shumë i errët (10.6%), që është përqindja më e madhe e regjistruar midis vendeve anëtare të BE-së. Pason Franca me 9.5%, Malta (9.4%) dhe Hungaria (7.7%).
Ndryshe, përqindja më e ulët e qytetarëve që thanë se jetonin në apartamente të errëta u regjistrua në Sllovaki (2.6%), Itali (2.6%, të dhëna nga 2019), ndjekur nga Qipro (2.8%) dhe Republika Çeke (3.1%).