Austria shtrëngon rregullat përballë rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

Evropë

Austria shtrëngon rregullat përballë rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Më shumë se 300 shtretër të kujdesit intensiv po përdoren nga pacientët COVID-19 në Austri që nga e marta, që do të thotë se vendi është disa ditë larg një sërë kufizimesh automatike të krijuara për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

Sipas ligjeve të vendosura që nga shpërthimi i pandemisë, kur autoritetet shëndetësore regjistrojnë 300 shtretër të zënë nga pacientët me COVID-19, fillon zbatimi njëjavor i masave kundër COVID-19.

Numri i të martës ishte 317, një rritje prej 25 personash në një ditë.

Numri i pacientëve në shtretërit e kujdesit jointensiv, gjithashtu, u rrit me 145, në 1 600, raporton ATSh.

Në fund të shtatë ditëve, vendi do të shkojë në nivelin e dytë të një sistemi me pesë nivele.

Pasi të jetë në fuqi niveli i dytë, darkat në restorant gjatë natës dhe ngjarje të tjera të ndjekura nga turma të mëdha janë të hapura vetëm për ata që mund të provojnë se janë vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi.

Vendi regjistroi 5 398 raste të reja në 24 orët e fundit të martën, që është e barabartë me një normë incidence prej 400 rastesh për 100 000 banorë.

Nëse situata përkeqësohet, ligji kërkon shtrëngim të mëtejshëm të kufizimeve.

Në rastin më të keq, atyre që nuk janë vaksinuar mund t’u kërkohet të izolohen në shtëpi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat