Macron i jep titullin e lartë Merkelit, në vizitën lamtumire në Francë

Evropë

Macron i jep titullin e lartë Merkelit, në vizitën lamtumire në Francë

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 10:45
Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilloi një vizitë lamtumire në Francë, ku u përshëndet nga një publik i madh.

Presidenti francez Emmanuel Macron i dha Merkelit çmimin më të lartë të vendit, simbolin e Kryqit të Madh të Legjionit të Nderit.

“Franca ka mësuar të të njohë dhe më pas të të dojë”, tha Macron, duke renditur arritjet dhe punën e Merkelit me presidentët francezë që ajo ka njohur ndër vite.

“Ju keni kontribuar në mbajtjen e Evropës të bashkuar pavarësisht nga të gjitha pengesat,” shtoi presidenti francez.

Vizita e fundit e Merkelit ishte në qytetin e Beaune në rajonin e verës në Burgundy, ku ata vizituan një ish-spital i shekullit të 15-të.

Dy udhëheqësit evropianë darkuan në “Château du Clos de Vougeot”, një monument që daton në shekullin e 12-të, në mes të vreshtave të Burgundisë.

Merkel po largohet nga posti pas gati 16 vitesh si kancelare gjermane dhe vizita në Francë ishte udhëtimi i saj i fundit në Francë në këtë rol.

Tre partitë politike gjermane që formojnë një koalicion kanë thënë se synojnë të kenë një kancelar të ri në fillim të dhjetorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat