Autoritetet turke kanë hapur një hetim ligjor kundër 30 personave të akuzuar për postimin e dezinformatave në Twitter për shëndetin e presidentit Recep Tayyip Erdogan, shkruan BBC.
Ata postuan "përmbajtje manipuluese" në Twitter duke përdorur hashtagun #olmus (i vdekur në turqisht), tha policia.
Hashtag-u filloi në trend mes spekulimeve në rritje për shëndetin e Erdogan.
Aleatët kërkuan t'i shuanin ato thashetheme duke ndarë imazhe të tij.
Politikanët rivalë që kundërshtojnë qeverinë e Erdogan shpesh vënë në pikëpyetje shëndetin e presidentit dhe thashethemet e pavërtetuara kanë qarkulluar prej vitesh.
Erdogan, 67 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zorrën e poshtme në vitin 2011. Që atëherë, presidenti shpesh ka mohuar raportet se kishte kancer.