Britania e Madhe është bërë vendi i parë që miratoi pilulën “Mulnopiravir” në luftën kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania “Merck”, e cila është vërtetuar se rrit ndjeshëm imunitetin e pacientëve duke shmangur në një pjesë të madhe humbjen e jetës.
Por sa kushton ky ilaç dhe a është i përballueshëm?
Mësohet se një kuti nga ilaçi në fjalë kushton rreth 700 dollar, ndërsa një pilulë rreth 18 dollarë.
Çdo kuti ka 40 pilula brenda saj.