Inflacioni i çmimeve të prodhimit në eurozonë në rritje

Evropë

Inflacioni i çmimeve të prodhimit në eurozonë në rritje

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Inflacioni i çmimeve të prodhimit në eurozonë ka pësuar rritje në shtator, sipas të dhënave të raportuara sot nga agjensia evropiane e statistikave, Eurostat.

Inflacioni i çmimit të prodhimit u rrit në 16,0 për qind në shtator, nga 13,4 për qind në gusht.

Ekonomistët kishin parashikuar një normë vjetore prej 15,2 për qind.

Pa përfshirë energjinë, inflacioni i çmimeve të prodhimit u rrit në 8,1 për qind në shtator, nga 7,4 për qind që ishte një muaj më parë.

Çmimet e energjisë u rritën ndjeshëm me 40,7 për qind nga viti i kaluar.

Ndër përbërësit e tjerë, çmimet e mallrave të ndërmjetme u rritën me 15,2 për qind.

Çmimet e mallrave kapitale dhe mallrave të konsumit afatgjatë u rritën përkatësisht me 3,5 për qind, kurse çmimet e mallrave të paqëndrueshme të konsumit u rritën me 3,0 për qind.

Në baza mujore, çmimet e prodhimit u rritën me 2,7 për qind në shtator, pas një rritjeje prej 1,1 për qind në muajin e mëparshëm.

Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 2,2 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat