Rusia ka regjistruar numrin e saj rekord të rasteve ditore të coronavirusit, pavarësisht se është në mes të një periudhe pushimi njëjavore të shpallur nga qeveria për të luftuar përhapjen e COVID-19.
Sipas shifrave të publikuara nga qeveria mëngjesin e së shtunës, 41,335 raste të reja me coronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit, një rekord që nga fillimi i pandemisë, raporton Euronews.
Vendi ka regjistruar gjithashtu 1,888 viktima gjatë së njëjtës periudhë.
Rusia është vendi më i prekur në Evropë, me më shumë se 8.7 milionë raste që nga fillimi i krizës shëndetësore dhe një numër vdekjesh prej afro 450 mijë.
Presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli një periudhë pushimi nga 30 tetori deri më 7 nëntor për të frenuar infeksionet.