Francezët shtrëngojnë masat për gripin e shpendëve

Evropë

Francezët shtrëngojnë masat për gripin e shpendëve

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Qeveria franceze është në gatishmëri të lartë kundër gripit të shpendëve.

Kështu ka njoftuar Ministria e Bujqësisë në Francë, shkruan Reuters.

Masa do të zgjerojë një kërkesë për të mbajtur tufat e shpendëve brenda, një masë e zbatuar tashmë në zona të caktuara që nga muaji shtator.

Që nga fillimi i gushtit, 130 raste të gripit të shpendëve ose grupime janë zbuluar në kafshë të egra ose në ferma në Evropë,” tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se tre raste ishin identifikuar në mesin e zogjve të oborrit.

Edhe autoritetet holandeze javën e kaluar urdhëruan fermat tregtare të mbanin të gjitha tufat brenda pasi gripi i shpendëve u raportua në një fermë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat