Greqia ashpërson rregullat shkaku i refuzimit të vaksinimit

Evropë

Greqia ashpërson rregullat shkaku i refuzimit të vaksinimit

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Qeveria greke ka vendosur masa të reja të ashpra për personat e pavaksinuar derisa vendi po regjistron ngritje të madhe të rasteve të reja me koronavirus.

Personat e vaksinuar duhet detyrimisht të kenë teste negative për të hyrë në hapësira të mbyllura publike, përfshirë bankat, dyqanet dhe ndërtesat qeveritare. Testet do të kërkohen edhe nëpër restorante dhe kafene.

Përjashtime do të ketë në supermarkete, dyqane ushqimi, barnatore dhe faltore.

 Të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe privat duhet ta ofrojnë testin negativ dy herë në javë për të shkuar në punë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat