Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot në Panairin e Beogradit, ka marrë dozën e tretë të vaksinës kineze “Sinofarm” kundër COVID-19.
Vuçiq dozën e parë të vaksinës kineze e ka marrë më 6 prill në Rudna glava afër Majdanpek/.
Ndërsa dozën e dytë më 27 prill në Pukovac afër Doljevcit, shkruan Danas.
Kujtojmë se Vuçiq në mesin e tetorit tha se do ta marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit dhe se do të vaksinohet sërish me vaksinën kineze “Sinofarm”.