Borrell për shpërthimin në Sierra Leone: BE solidarizohet me popullin dhe Qeverinë

Evropë

Borrell për shpërthimin në Sierra Leone: BE solidarizohet me popullin dhe Qeverinë

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 13:36
Jossep BorrelL

Ministri evropian për Punë të Jashtme, Jossep Borrell, përmes një postimi në Twitter ka reaguar për shpërthimin e cisternës së naftës në Sierra Leone.

Ai tha se BE solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e vendit.

“Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e #SierraLeone pas shpërthimit tragjik që vrau dhe plagosi qindra njerëz dje në #Freetown.” shkroi Borrell në Twitter.

Të paktën 92 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një cisternë nafte shpërtheu pranë kryeqytetit “Freetown” të Sierra Leones.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat