Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza u shpreh se Krishtlindjet në Itali do të festohen njësoj si para pandemisë.
Në një intervistë për gazetën italiane Corriera della Sera ministri shpjegoi se vendi i tij është i gatshëm për të përballuar me një valë të katërt covid-19 dhe kjo falë procesit të vaksinimit, pasaportave shëndetësore dhe mbajtjes së maskave.
Speranza shpjegoi se për momentin nuk është planifikuar asgjë por u bëri thirrje qytetarëve të kenë kujdes pasi dimri është stina më e vështirë .Ai ftoi italianët të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën sociale. Ndërsa për sa i përket të gjithë atyre personave që kanë menduar për pushimet jashtë vendit ai i inkurajoi ata të pushojnë në vendin e tyre gjatë festave të fundvitit.
Duke folur për situatën epidemiologjike në Itali ai bëri të ditura edhe planet e qeverisë së kryeministrit Mario Draghi ku u shpreh se synohet të vaksinohet të paktën 50 % e fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Ministri italian bëri dhe një krahasim me vendet e tjera evropiane lidhur me situatën e Covid-19.
Ai u shpreh se nëse Italia është më mirë se Gjermania, Franca, Britania e Madhe, kjo është vetëm “shifrës së mrekullueshme” siç e cilësoi ai prej 46 milionë e 716 mijë italianëve që kanë marrë të paktën një dozë”, si dhe heqjen graduale të kufizimeve.