Një autobus është rrëmbyer e më pas i është vënë zjarri në Newtownabbey të Irlandës së Veriut, raporton BBC.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 19:45 me kohë lokale.
Policia ka njoftuar se katër burra kanë hipur në autobus, kanë urdhëruar pasagjerët dhe shoferin të zbresin dhe më pas e kanë djegur autobusin.
Asnjë nuk është lënduar.
Është hera e dytë brenda një jave në Irlandën e Veriut që një autobus është rrëmbyer e më pas është djegur.
Të hënën e kaluar dy persona të armatosur e të maskuar kanë rrëmbyer një autobus në Newtownards dhe e kanë urdhëruar shoferin të zbresë para se ta digjnin autobusin.