Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi

Evropë

Tërmet me magnitudë 5.1 në Turqi

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi provincën qendrore Konya të Turqisë mbrëmjen e sotme.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti tronditi rrethin Meram të provincës Konya në orën 20:43 me orën lokale (1743 GMT).

Lëkundja kishte një thellësi prej 6.82 kilometrash (4.2 milje) nën sipërfaqe.

Nuk janë dhënë detaje për viktima apo dëme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat