Mbi 4 mijë raste dhe 38 viktima nga Covid-19 në Itali

Evropë

Mbi 4 mijë raste dhe 38 viktima nga Covid-19 në Itali

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Autoritetet italiane të shëndetësisë në Itali kanë raportuar sot 4197 raste të reja nga 249115 testime të kryera.

Sipas të dhënave në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 38 qytetarë si pasojë e virusit.

Shkalla e pozitivitetit është 1.7%.

Ka rritje të shtrimeve si në pavijonet e zakonshme (+147) ashtu edhe në terapinë intensive (+17), ndërsa të shëruarit janë 2727. Rezultatet aktuale pozitive janë 98,775.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat