7 persona kanë vdekur në Zvicër nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Ndërsa, janë raportuar 2986 raste të reja të martën, shkruan 20min.ch, përcjell Bota sot.
Shkalla e pozitivitetit është 10.5 për qind.
Në Zvicër gjithsej janë kryer 28,468 testime, ndërsa që 64 persona duhej të shtroheshin në spital./BS/