​Escobar vazhdon vizitën në Bosnjë: Problemet të zgjidhen me dialog

Evropë

​Escobar vazhdon vizitën në Bosnjë: Problemet të zgjidhen me dialog

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 14:11
Gabriel Escobar

Kryetari i asamblesë së Republikës Serbe Nedelko Çubriloviq, ka biseduar sot me Gabriel Escobar, zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, ndërsa në bisedë ka marrë pjesë edhe Eric Nelson, ambasadori i SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në një bisedë të hapur, palët ranë dakord se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut, me pjesëmarrje të barabartë të të gjitha palëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

Gjithashtu, të pranishmit në takim u pajtuan që pikënisje në bisedime të jenë vlerat e paqes, Kushtetuta e BeH dhe një sistem shtetëror i pranueshëm për të gjithë, transmetojnë mediat boshnjake.

Escobar ndodhet për vizitë disaditore në Bosnje, pas kërcënimeve të liderit serb Milorad Dodik për formimin e ushtrisë së Republikës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat