Gruaja vdes në spital, revoltohen familjarët, shkatërrojnë urgjencën

Evropë

Gruaja vdes në spital, revoltohen familjarët, shkatërrojnë urgjencën

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:13
Ilustrim

Një grua në spitalin civil të Palermos ka humbur jetën. Mediat e huaja bëjnë me dije se kur mjekët u kanë dhënë lajmin e trishtë për vdekjen e 70-vjeçeres, familjarëve këta të fundit janë revoltuar.

Mësohet se ata kanë goditur dhe shkatërruar shkatërruar gjithçka që u ka dalë para.

‘Jemi bërë dëshmitarë të skenave far-west', - kanë treguar mjekë dhe infermierë.

Mediat raportojnë se ata kanë shkatërruar dhe sjellë dëme prej mijëra eurosh.

Për të qetësuar familjarë dhe ndaluar shkatërrimet e mëtejshme është dashur ndërhyrja e dhjetëra karabinierëve, të cilët i kanë bllokuar dhe denoncuar dëmtuesit e pronës publike.

Bëhet e ditur se gruaja nuk ka vdekur për ndonjë gabim të mjekëve por ka pësuar infarkt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat