Një ndërtesë dykatëshe në rrugën İnonu në lagjen Stımpınarı të lagjes Yeşilyurt të Malatya u shemb në mbrëmje për një arsye të panjohur.
Kryebashkiaku i Malatyas, Selahattin Gurkan, i cili ishte i lidhur me transmetimin e NTV, përcolli situatën e fundit.
Gurkan tha se “Përpjekjet tona për të shpëtuar qytetarët tanë që ishin nën rrënoja vazhdojnë. Tre qytetarë dolën me mjetet e tyre, 11 qytetarë u nxorën si rezultat i punës së ekipeve tona të shpëtimit. Qytetarët tanë mbetën në rrënojat për shkak të shembjes së ndërtesës rreth orës 16:50. 14 persona u shpëtuan dhe janë jashtë rrezikut për jetë”.
Raportohet se ka dyqane në katin përdhesë dhe kafene në katin e sipërm, ku ka pasur klientë.
Tashmë kanë nisur përpjekjet për kërkim shpëtim dhe se besohet se ka edhe të vdekur.
#Malatya İnönü Mahallesi'nde 2 katlı bir bina çöktü, enkazın altında kalanlara ilişkin kurtarma çalışmaları sürüyorhttps://t.co/wcAuSmLQwR pic.twitter.com/h58iH8cjIf
— BasNews Türkçe (@BasGazetesi) November 9, 2021