'Taktika' e emigrantëve të Bjellorusisë ndan BE-në për financimin e gardhit kufitar

Evropë

'Taktika' e emigrantëve të Bjellorusisë ndan BE-në për financimin e gardhit kufitar

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 16:34
Pamje nga takimi

Kriza e përshkallëzuar në kufirin Polako-Bjellorusi ndërsa mijëra emigrantë grumbullohen në përpjekje për të hyrë në BE ka shkaktuar debat në bllok nëse do të financohen gardhe kufitare apo barriera të tjera, raprton france24.

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili thërret takimet e liderëve të vendeve të BE-së, tha gjatë një vizite në Varshavë të mërkurën se një financim i tillë ishte "ligjërisht i mundur" dhe po diskutohej në mënyrë aktive.

Por kjo bie ndesh me atë që shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së në një samit tre javë më parë, se "se nuk do të ketë financim për telat me gjemba dhe muret".

Michel foli për "infrastrukturën fizike" dhe nuk specifikoi nëse ai kishte parasysh tela brisk apo barriera të tjera. Por fjalët e tij sugjeruan që vendet anëtare të BE-së po e shikonin këtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat