Një infermiere për të cilën thuhet se ‘humbi të gjithë pavarësinë e saj’ kur u detyrua të priste dy këmbët e një krah nga sepsis, është gjetur e vetëvrarur nga bashkëshorti i saj.
53 vjeçarja Jayne Carpenter nga Wales mbeti vetëm me një gjymtyrë kur një ftohje në vitin 2016 iu kthye në infeksionin thuajse fatal të sepsis neutropenik, i cili ndodh kur sistemi imunitar mbi-reagon duke shkatërruar indet e trupit.
Infermierja ishte detyruar të priste parakrahun e majtë, dy këmbët poshtë gjurit dhe katër gishta të dorës së djathtë për të shpëtuar nga sëmundja.
Pak pas ngjarjes që i ndryshoi jetën, ajo kishte nisur një fushatë ndërgjegjësimi për rreziqet e sepsis.
Por rrjedhimisht humbja ishte tepër e madhe për t’u përballuar.
Para vdekjes Jayne kishte vazhduar të ecte apo të kërcente duke përdorur proteza metalike por thoshte se ato i shkaktonin shumë dhimbje dhe infeksione, teksa përpiqej të mblidhte fonde për nje operacion transplanti gjymtyrësh që mund të zhvillohej vetëm në disa klinika te specializuara private.
Në hetimet e ngjarjes u zbulua se në ditën e vdekjes së Jayne, bashkëshorti i saj 56 vjeçar, i cili e përshkruante gruan e tij si ‘ylli më i shndritshëm’, ishte thirrur në shtëpinë e tyre në jug të Uellsit, ku e kishte gjetur të varur.