Fryu kostot e tenderit me fondet e BE-së / Arrestohet ish-ministrja

Evropë

Fryu kostot e tenderit me fondet e BE-së / Arrestohet ish-ministrja

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 20:18
Gabrijela Zalac

Policia kroate ka prangosur ish-ministren e Zhvillimit Rajonal dhe Fondeve të Bashkimit Europian me urdhër të prokurorisë që e akuzon për korrupsion me këto fonde.

Gabrijela Zalac u ndalua të mërkurën dhe në pranga përfundoi edhe ish-drejtori i Agjencisë së Financave dhe Kontraktimit, Tomislav Petric, si dhe dy sipërmarrës. Ndalimi i tyre u bë me urdhër të task forcës së prokurorisë që mbikëqyr shpenzimet e fondeve të Bashkimit Europian.

Arrestimi lidhet me çështjen e koduar “Software”, nën dyshimet se kanë fryrë kostot e në një tender publik për sistemet e informacionit. Çështja ka të bëjë me dizajnin e softuerit, të cilin Ministria për Zhvillim Rajonal dhe Fondet e BE-së ia dha kompanisë Ampelos kur Zalac ishte ministre nga viti 2016 deri në 2019.

Akuzat për fryrje të vlerës në këtë tender u ngritën që në 2019 në mediat kroate duke pretenduar se Zalaca pagoi rreth 1.7 milionë euro për softuerin që në të vërtetë kushtonte rreth 400,000 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat