BE aprovon dy trajtime të reja me antitrupa për parandalimin e COVID-19

Evropë

BE aprovon dy trajtime të reja me antitrupa për parandalimin e COVID-19

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 21:45
Ilustrim

Dy medikamente të terapisë me antitrupa për të luftuar Covid-19 janë aprovuar nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

EMA rekomandon autorizimin e terapisë me antitrupat ‘Ronapreve’ nga kompania farmaceutike zvicerane ‘Roche’ dhe ‘Regkirona’ nga kompania biofarmaceutike ‘Celltrion’ në Korenë e Jugut.

Të dy agjentët antiviral rekomandohen për përdorim në fazat e hershme të infeksionit.

Komisioni Europian duhet të japë aprovimin e tij përpara se të dy barnat të hyjnë në tregun e përbashkët të BE-së, pasi kjo konsiderohet një formalitet, raporton ATSh.

‘Ronapreve’ përbëhet nga dy përbërës aktivë, dhe është bashkëprodhuar nga prodhuesi amerikan Regeneron Pharmaceuticals. EMA e miratoi atë për të trajtuar personat në moshën 12 vjeç e lart.

Regkirona, e përbërë nga një përbërës aktiv u miratua për të trajtuar të gjithë të rriturit.

Komisionerja europiane e shëndetësisë Stella Kyriakides e përshëndeti aprovimin e dy medikamentëve.

“Me rritjen e numrit të infeksioneve Covid-19, pothuajse në të gjitha shtetet anëtare, ndihemi të sigurt për më shumë trajtime premtuese në zhvillim”, tha ajo në një deklaratë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat