Rusia sërish me mbi 1,200 viktima nga koronavirusi

Evropë

Rusia sërish me mbi 1,200 viktima nga koronavirusi

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 10:16
Ekipet e emergjencave duke dezinfektuar rrugët në Moskë. Nëntor, 2021.

Numri i viktimave ditore nga koronavirusi në Rusi kaloi të premten 1,200 - për të katërtën ditë me radhë.

Qendra anti-krizë tha se në 24 orët e fundit ka konfirmuar 1,295 vdekje nga koronavirusi dhe 40,123 raste të reja të të infektuarve.

Spitalet janë mbingarkuar me pacientë, ndërsa urdhrat e qëndrimit në shtëpi janë lëshuar për të moshuarit.

Zyrtarët thonë se shkalla e lartë e infeksionit është pasojë e hezitimit të rusëve për t'u vaksinuar.

Edhe pse Rusia ka disa vaksina të prodhuara vetë, vetëm rreth një e treta e popullsisë së saj është e vaksinuar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Rusi është afër 9 milionë, ndërsa i viktimave është mbi 252,000.

Kritikët dhe disa ekspertë shëndetësorë thonë se shifrat reale mund të jenë edhe më të larta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat