Një emigrante irakiane ka humbur fëmijën e saj të pa lindur në Bjellorusi afër kufirit me Poloninë.
Shefi i departamentit kryesor për organizimin e kujdesit mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë, Aleksey Shcherbinsky, u tha gazetarëve të enjten se një grua shtatzënë irakiane nga një kamp refugjatësh u dërgua në një spital në rajonin Grodno të Bjellorusisë.
“Fatkeqësisht, me gjithë veprimet e ndërmarra, specialistët nuk arritën ta shpëtonin foshnjën: u diagnostikua vdekja e fetusit. Vetë gruaja është në gjendje të qëndrueshme dhe po merr të gjithë ndihmën e nevojshme”, tha Shcherbinsky, sipas CNN.
Gjatë 24 orëve të fundit 18 persona nga kampi iu drejtuan spitaleve për ndihmë mjekësore.
Pacientët ishin të moshës nga 10-70 vjeç, tha Shcherbinsky dhe shtoi se “rreth 20 ekipe të ambulancës janë dërguar tashmë atje./tch