Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, luajti hokej mbi akull të shtunën me sa duket duke shmangur kërcënimin e sanksioneve të reja ndërkombëtare për një krizë emigrantësh në kufirin me Bashkimin Evropian.
Sipas medieve të huaja, 67-vjeçari, në pushtet për 27 vjet, u shfaq me fanellë të kuqe duke pozuar për kamerat në shesh patinazhi në imazhet e publikuara në faqen e tij të internetit, ku thuhet se ekipi i tij mundi 5-2 një ekip të rajonit të Minskut.
Ashtu si mbështetësi i tij kryesor, presidenti rus Vladimir Putin, Lukashenko është një adhurues prej kohësh i hokejit dhe e ka përdorur atë për të krijuar një imazh të një njeriu të fortë në ‘shtëpi’.
Lukashenko ka zemëruar Bashkimin Evropian, i cili ka akuzuar Minskun se po organizon një “sulm hibrid” ndaj unionit, duke ‘shtyrë’ mijëra emigrantë drejt BE-së; dhe duke i nxitur ata të përpiqen të kalojnë ilegalisht në Poloni.
BE po përgatitet për të vendosur sanksione ndaj Bjellorusisë.