Moti i keq shkakton përmbytje në Itali, shënohet 1 viktimë dhe 4 të humbur

Evropë

Moti i keq shkakton përmbytje në Itali, shënohet 1 viktimë dhe 4 të humbur

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 23:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq ka goditur Italinë ditën e sotme. Situata duket kritike sidomos në jug të Sardenja ku është shënuar edhe 1 viktimë teksa raportohet për 4 të zhdukur. Po ashtu janë lënë qindra të pastrehë sipas një bilanci të Ministrisë së Brendshme. Sakaq, janë bllokuar rrugët, dyqanet dhe është përmbytur një qendër tregtare.

Në Caglari, komuna e Pirrit është përmbytur plotësisht dhe trafiku është devijuar.

Në Siliqua është shembur një pjesë e një shtëpie, ku brenda ndodheshin dy të moshuar dhe djali i tyre, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I gjithë fshati i Cagliarit, Burcei është pa energji elektrike. Kastro është një nga bashkitë më të prekura, ku në një kohë shumë të shkurtër kanë rënë gati 100 mm shi.

Situata më e rëndë është shënuar në Castro Alta për shkak të rrëshqitjes së dheut në një pjese të madhe të shëtitores përreth Kalasë. Në veri të Italisë, jashtë Bolonjës, trenat janë pezulluar përkohësisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut, ndërsa Mbrojtja Civile Italiane është në gatishmëri në zonën e Gjenovës për shkak të reshjeve të dendura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat