Ditën e djeshme një shofer taksie është konsideruar hero pasi mbylli brenda makinës një pasagjer që dyshohej si kamikaz.
Pak çaste pasi vetë taksisti u hodh nga makina, kjo e fundit shpërtheu në flakë jashtë një spitali. Dyshohet se pasagjeri kishte organizuar një sulm terrorist. Shpërthimi shkatërroi makinën e taksistit, por asgjë më shumë.
David Parry, babai i dy fëmijëve, i cili qëndroni aty pranë, pësoi vetëm prerje, mavijosje dhe dëmtime në daullen e veshit. Mbrëmë ai doli nga spitali, thanë miqtë për MailOnline. Kur po kalonin pranë Maternitetit, kamikazi i tha taksistit të ndalonte, por ky i fundit vërejti një pikë të kuqe në trupin e tij. Menjëherë David, kyçi makinën dhe doli me shpejtësi.
"Davidi është njeriu më me fat në Britani, si dhe njeriu më heroik, nëse ai kamikaz do të shkonte në spital, Zoti e di se çfarë mund të kishte ndodhur," shprehen miqtë e tij.