105 minuta bisedë në telefonike mes Putin-it dhe Macron-it

Evropë

105 minuta bisedë në telefonike mes Putin-it dhe Macron-it

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 22:35
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord se ekziston nevoja për të de-përshkallëzuar krizën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi, megjithëse të dy liderët anashkaluan shkakun e krizës, tha sot një zyrtar francez.

"Qëllimi i kësaj bisede telefonike ishte t'i jepte fund krizës," u tha gazetarëve këshilltari i Macron pas një bisede 105-minutëshe midis dy liderëve, me iniciativën e presidentit francez, raporton Reuters.

Kur është fjala për çështjen e emigrantëve, nuk ka marrëveshje për shkakun e krizës aktuale në kufirin bjellorusi.,

Andaj, Putin, sipas këshilltarit të Macron, tha se ishte i vetëdijshëm se ekzistonte nevoja për t'i dhënë fund situatës, kryesisht për shkak të nevoja për të treguar humanizëm ndaj migrantëve. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat