Ngjyra e flamurit francez ka ndryshuar dhe deri vonë askush nuk e ka vënë re ende.
Ndryshimi ndodhi me vendim të presidentit Emmanuel Macron dhe u shpjegua arsyeja.
Përpara Pallatit Elysee, ku ndodhet zyra presidenciale, është shfaqur një flamur në të cilin ngjyra blu tashmë është më e errët. Një nuancë e tillë blu ishte në flamur menjëherë pas Revolucionit Civil Francez.
Zyra e presidentit tha se ndryshimi ndodhi në korrik të vitit të kaluar, por askush nuk e ka vënë re deri më tani. Marina franceze ruajti blunë e errët të shekullit të 18-të. Një nuancë më e lehtë e kësaj ngjyre filloi të përdoret në vitet 70 të shekullit të kaluar.
Radio Europe 1 raportoi sot se presidenti Macron vendosi për këtë ndryshim me këshillën e bashkëpunëtorëve Arnaud Jolens dhe Bruno Roger-Petit. Sipas autoriteteve, ngjyra blu e errët është më elegante dhe më e lidhur me revolucionin civil, borgjez.
Megjithatë, disa kanë teori të ndryshme se pse ngjyra ka ndryshuar. Duke qenë se nuanca e re-e vjetër është më e ndryshme nga ngjyra blu në flamurin e Bashkimit Evropian, disa janë të mendimit se ky ndryshim thekson qartë dallimin mes Francës dhe BE-së. Por autoritetet sigurojnë se nuk është një “luftë ngjyrash”, shkruan Guardian.