​Chollet në Sarajevë: Funksionaliteti i Bosnjës, thelbësor për rrugën drejt BE-së

Evropë

​Chollet në Sarajevë: Funksionaliteti i Bosnjës, thelbësor për rrugën drejt BE-së

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 23:46
Foto nga takimi

Derek Chollet, këshilltar i lartë politik i sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, komentoi takimin e sonte në Sarajevë me kryetarin e SDA-së, Bakir Izetbegoviq dhe atë të HDZ-së, Dragan Çoviq.

Chollet tha se mbështetja e të gjitha partive është e nevojshme për të siguruar zgjedhjet e ardhshme më transparente dhe më të besueshme.

“Unë u takova me kryetarin e Dhomës së Popullit të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës Dragan Çoviq dhe një nga nënkryetarët e Dhomës së Popullit Bakir Izetbegoviq për t'i inkurajuar që të udhëheqin, të ndërtojnë besimin dhe të theksojnë se funksionaliteti i Federatës e Bosnje e Hercegovinës është thelbësore për stabilitetin e saj në rrugën drejt BE-së”, deklaroi diplomati amerikan.

Në takim morën pjesë edhe Gabriel Escobar, i dërguari special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe ambasadori amerikan Eric Nelson. Kujtojmë se Escobar vizitoi Bosnjë e Hercegovinën në fillim të javës së kaluar ku bisedoi me politikanë vendas për situatën aktuale në vend.

Ambasada e SHBA tha sonte se “fjalët nuk mund të zëvendësojnë veprat kur bëhet fjalë për funksionimin e institucioneve”. Siç kanë thënë ata, sovraniteti nënkupton ndërtimin e institucioneve më të mira. Ata vunë në dukje se qytetarët duhet të shohin se liderët i mbajnë premtimet e tyre dhe se qytetarët duhet të mbajnë përgjegjës ata politikanë që nuk e bëjnë këtë.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përgjegjës për reformimin e ligjit zgjedhor të BeH, Matthew Palmer vizitoi Bosnje e Hercegovinën në fillim të këtij muaji.

Pas bisedës së sotme, Izetbegoviq deklaroi se “miqtë tanë amerikanë janë këmbëngulës që unë dhe Çoviq të ofrojmë zgjidhje”. Kreu i HDZ përsëriti se ndryshimet në ligjin zgjedhor duhet "të respektojnë të drejtat e popujve përbërës".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat