Tragjedi në Greqi/ Makineria përplaset me vagonin, 1 i vdekur, dy austriakë të plagosur

Evropë

Tragjedi në Greqi/ Makineria përplaset me vagonin, 1 i vdekur, dy austriakë të plagosur

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 07:52
Foto

Një tragjedi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në stacionin elektrik në Agios Nikolaos, ku një makineri e kompanisë që pastronte linjat e hekurudhës elektrike është dëmtuar.

Makineria e cila përdorej nga një punishte austriake për punime të specializuara smerilimi ka lënë të vdekur 41-vjeçarin grek, pjesëtar të punishtes.

Dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit, po ashtu austriakë, janë plagosur. Sipas drejtori menaxhues i STASY, dy personat janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në linjën 1, kur një makinë e posaçme bluarëse që ishte nisur nga Kifisia ka dëmtuar frenat, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar, me shpejtësi deri në 60 km/h, para se të përplaset përfundimisht me një tren tjetër.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy austriakë ndërsa punonjësi grek humbi jetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat