7805 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi.
11 janë identifikuar pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 868 868 nga të cilët 50,7% janë meshkuj.
91 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit ndërsa që nga fillimi i epidemisë në total janë 17,168 vdekje të regjistruara nga virusi.
95.3% kishin sëmundje të tjera, ndërsa disa ishin të moshës 70 vjeç.