Në Hungari, kandidat i pavarur konservator për kryeministër, Peter Marki-Zay, është zotuar të rivendosë aleancat me Perëndimin që siç thotë ai, janë shkatërruar nën drejtimin e udhëheqësit të krahut të djathtë Viktor Orban.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, kandidati i përbashkët i opozitës, tha se do të zhbëjë lidhjet e ngushta që zoti Orban ka me autokratët në Rusi e Kinë, si dhe do të zgjidhë konfliktet mes Hungarisë dhe Bashkimit Evropian.
Në zgjedhjet e pranverës së ardhshme zoti Marki-Zay do të përfaqësojë një koalicion gjashtëpartiak kundër zotit Orban.
Udhëheqësi i opozitës, që e cilëson vetën si një i krishterë konservator, është zotuar të trajtojë çështjen e korrupsionit të shkaktuar si nga qeveria aktuale, ashtu edhe nga qeveritë e mëparshme të udhëhequra nga socialistët, tashmë në opozitë./VOA