Një ngjarje e rëndë është shënuar në Angli. Një djalë 13-vjeçar është qëlluar me një plumb pas shpine ndërsa po në rrugë në Birmingham.
Mediat angleze bëjnë me dije se i riu po lufton me jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa i vogli menjëherë u dërgua me urgjencë në spital në një gjendje kritike për jetën.
Ekuipazhet e emergjencës, përfshirë oficerë policie të armatosur, vrapuan në vendngjarje pak pas orës 19:00 mbrëmë pasi djali u gjet i rrëzuar në nënkalim.
Ndërkohë një zëdhënës i policisë së West Midlands tha: “Ne po i bëjmë thirrje urgjentisht kujtdo në zonë me çdo informacion. Kjo është një zonë e ngarkuar me shumë shoferë, kështu që ne po i kërkojmë kujtdo që ka kamera të kontrollojë pamjet e tyre pasi kjo mund të na ndihmojë të identifikojmë personat përgjegjës."
Deri më tani nuk dihen detajet e ngjarjes.