Shumë qytete në Evropë kanë protestuar të shtunën kundër shtrëngimit të masave kundër COVID-19.
Protesta kundër kufizimeve pati në Austri, Zvicër, Kroaci, Itali, Irlandën Veriore dhe Holandë.
Protestuesit u mblodhën kundër kufizimeve të coronavirusit dhe kartave të detyrueshme për COVID-19 të kërkuara në shumë vende evropiane për të hyrë në restorante, tregje Krishtlindjesh ose ngjarje sportive, si edhe kundër vaksinimeve të detyrueshme.
E protesta kundër masave të reja shtrënguese në Kosovë kanë paralajmëruar edhe bizneset..
Ata kanë thënë se respektimi i masave nuk është bërë as nga partitë politike në zgjedhjet që u mbajtën këtë vit. Bizneset kanë paralajmëruar se nëse nuk lirohen masat nuk do t’i ndalojnë protestat para Qeverisë.
Kujtojmë se së fundmi në Kosovë janë konfirmuar edhe rastet e para me variantin e ri të coronavirusit Delta Plus.
Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 7 raste të reja pozitive, kurse është raportuar edhe 1 rast i vdekjes.
Kurse nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë