Qytetarët e Belgjikës protestojnë kundër rregullave të rrepta ndaj COVID-19

Evropë

Qytetarët e Belgjikës protestojnë kundër rregullave të rrepta ndaj COVID-19

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 19:23
Foto

Dhjetë mijëra njerëz protestuan në qendër të Brukselit për të protestuar ndaj kufizimeve të përforcuara të COVID-19 të vendosura nga qeveria belge për të parandaluar rritjen e fundit të rasteve të koronavirusit.

Protestuesit filluan të sulmonin policinë, të thyenin makina dhe t’i vënë flakën kazanëve të plehrave.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji dhe kërkoi të rivendoste rendin,  shkruan AssociatedPress.

“Kemi lëndime, por nuk mund të themi ende sa”, tha zëdhënësi i policisë Ilse Vande Keere.

Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur se sa persona janë arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat