Numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit është tani më shumë se trefishi i totalit të vitit 2020.
Zyra e Brendshme tha se 886 njerëz mbërritën të shtunën, duke e çuar totalin e vitit 2021 në më shumë se 25 mijë e 700. Shifra për vitin e kaluar ishte 8 mijë e 469.
Më shumë se një mijë emigrantë mbërritën brenda një dite në fillim të këtij muaji, një rekord i ri, shkruan BBC.
Sekretarja e Brendshme e Britanisë, Priti Patel, u tha deputetëve se kishte një “krizë globale migracioni” dhe numri i emigrantëve të paligjshëm që largoheshin nga Franca ishte “i papranueshëm”.
Ndërsa numri që kalon Kanalin me varkë është rritur, kjo është vetëm një pjesë e tablosë në lidhje me emigrantët, pasi këtë vit ka pasur shumë më pak përdorimin e strategjive të tjera për të hyrë në vend të pazbuluar.
Kjo do të thotë që, në përgjithësi, numri i njerëzve që kanë kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar në vitin që përfundon në qershor 2021 ishte 31 mijë e 115, një rënie prej 4 për qind krahasuar me 12 muajt e mëparshëm.