Protestat anti-Covid, Franca dërgon forca policore në Guadalupe

Evropë

Protestat anti-Covid, Franca dërgon forca policore në Guadalupe

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 00:50
Si pasojë e dhunës kanë mbetur të plagosur tre persona

Autoritetet franceze dërguan forcat speciale të policisë në ishullin Karaibe në Guadalupe pasi protestat kundër kufizimeve të Covid-19 shkaktuan kaos dhe përleshje.

Si pasojë e dhunës kanë mbetur të plagosur tre persona.

Videot e shpërnadara në rrjetet sociale tregojnë se disa makina dhe ndërtesa janë djegur.

Protestuesit kanë kundërshtuar pasaportën shëndetësore të COVID-19, e nevojshme për të hyrë në restorante dhe kafene, stadiume dhe për transportin publik. Po ashtu ata protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Francë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e të paktën 38 personave ndërsa dhjetëra dyqane janë plaçkitur. Mediat franceze raportuan se protestuesit rebelë kishin hyrë në një depo armësh në qytetin bregdetar të Pointe-a-Pitre duke marrë armët që ndodheshin aty.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin e quajti dhunën "të papranueshme" në një intervistë për gazetën “Le Parisien”. Lidhur me ngjarjet e fundit  ka reaguar edhe Presidenti Emmanuel Macron i cili eshte shprehur se se nuk mund të luhet me shëndetin e njerëzve.

Ishulli me 400,000 banorë ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Francë pasi janë vaksinuar vetëm 33% e popullsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat