Kryeministri francez, Jean Castex, ka rezultuar pozitiv me coronavirus, duke detyruar pesë ministra belg të vendosen në izolim pas takimit me politikanin francez të hënën.
Sipas CNN, kryeministri Castex, i cili është plotësisht i vaksinuar, rezultoi pozitiv me virusin pasi u kthye në Francë nga një vizitë me ministrat në Bruksel.
Me t’u kthyer nga Belgjika, Castex mësoi se vajza e tij 11-vjeçare kishte rezultuar pozitive me coronavirus. Më pas edhe kryeministri rezultoi pozitiv dhe me këtë rast do të hyjë në izolim.
Homologu i tij belg, kryeministri Alexander de Croo, së bashku me katër ministra të tjerë, tani janë duke u izoluar pas takimit të tyre.
Castex nuk është duke pasur ndonjë simptomë dhe po ndihej mirë kur testi i doli pozitiv të hënën mbrëma.