Një oficer policie që nuk ishte në detyrë është plagosur rëndë sot nga një sulm me thikë në Paris, tha ministri i Brendshëm francez, Geral Darmanen.
Darmanen ka deklaruar në Twitter se është hapur një hetim dhe se autori është në kërkim.
Ai nuk ka treguar motivin e sulmit.
Televizioni francez BFM raportoi, duke cituar një burim të paidentifikuar nga policia, se polici u ther me thikë pas një debati me katër ose pesë persona në një qendër tregtare.