Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin helen mbrëmjen e djeshme, 28 nëntor.
Një grua 48-vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në Polikhni, qytet në Greqinë perëndimore.
Sipas medieve vendase "thestival.gr" dhe "voria.gr", mbrëmjen e së dielës 49-vjeçari shkoi në polici dhe rrëfeu se ka vrarë bashkëshorten e tij.
Menjëherë policia e vuri në pranga dhe e dërgoi në paraburgim, ndërsa efektivët shkuan në shtëpinë e çiftit, ku gjetën pa shenja jete gruan 48-vjeçare.
Mësohet se çifti është me origjinë armene. Ata kanë një djalë rreth 20 vjeç, i cili nuk jetonte me ta.
Kjo është vrasja e 14-të ndaj grave që ka ndodhur në Greqi këtë vit.
Çështja është marrë në dorëzim nga Departamenti i Krimeve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.