Që nga viti 2019, dënimi me vdekje u hoq me ligj ose në praktikë në 142 vende, që do të thotë se ai ende përdorej në 56 vende, la bërë të ditur Parlamenti Evropian me rastin e ditës së fushatës ndërkombëtare “Qytetet kundër dënimit me vdekje” më 30 nëntor.
Në vitin 2019, 657 njerëz u ekzekutuan në mbarë botën (me përjashtim të Kinës, ku besohet se janë kryer mijëra ekzekutime) dhe më shumë se 25,000 u dënuan me vdekje, tha Parlamenti Evropian, i cili kundërshton fuqimisht dënimin me vdekje dhe mbron fuqishëm heqjen e tij kudo në botë.
Numri i ekzekutimeve në vitin 2019 ka qenë më i ulëti në dhjetë vitet e fundit, me 690 ekzekutime në botë dhe në vitin 2017 - 993.
Rreth 86% e të gjitha ekzekutimeve të regjistruara në vitin 2019 kanë ndodhur vetëm në katër vende - Iran, Arabi Saudite, Irak dhe Egjipt. Të dhënat për Kinën nuk dihen sepse konsiderohet sekret shtetëror, deklaroi PE, duke iu referuar si burim Amnesty International.
Siç thuhet, heqja e dënimit me vdekje kundërshtohet fuqishëm në Azi, në botën arabe dhe në SHBA.
Në të njëjtën kohë, katër të pestat e 55 vendeve afrikane kanë hequr dënimin me vdekje ose kanë një moratorium mbi ekzekutimin.
Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që vazhdon të zbatojë dënimin me vdekje. Rusia ka një moratorium për ekzekutimin e dënimit me vdekje dhe ekzekutimi i fundit ishte në vitin 1999.
Parlamenti thekson se BE-ja jep kontributin më të madh në luftën kundër dënimit me vdekje në botë dhe rikujton se të gjithë anëtarët e saj e kanë hequr atë lloj dënimi në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në luftën kundër dënimit me vdekje, BE-ja ndalon tregtinë e mallrave që mund të përdoren për torturë dhe ekzekutim, përdor politikën tregtare për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbështet organizatat e shoqërisë civile në vendet me dënim me vdekje për të rritur ndërgjegjësimin, monitorimin dhe dokumentimin situata.
Edhe BE-ja mbështet “me zë të lartë” të gjitha masat për heqjen e dënimit me vdekje në nivel të OKB-së.
Përveç kësaj, Parlamenti Evropian miraton rezoluta dhe organizon debate që dënojnë veprimet e vendeve që ende përdorin dënimin me vdekje, tha PE.