Tërmeti trondit Greqinë, regjistrohen dhe pasgoditje

Evropë

Tërmeti trondit Greqinë, regjistrohen dhe pasgoditje

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter ka goditur ishullin grek Ikaria, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas Insitutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti e ka pasur epiqendrën në veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia ishte 17.5 kilometra.

 Pak minuta më vonë u regjistrua një dridhje e re sizmike. 

Këtë herë tërmeti ishte 4.1 ballë i shkallës Rihter, i cili karakterizohet si “i dobët” dhe u regjistrua disa minuta më vonë në zonën detare 23 kilometra në veriperëndim të ishullit sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat