Deputetët grekë kanë aprovuar ligjin që e bënë vaksinimin kundër COVID-19 të detyrueshëm për qytetarët mbi 60 vjeç.
Ligji targeton grupmoshën që është më e prekshme ndaj vdekjes apo intubimit nga koronavirusi.
Rreth 17 përqind e grekëve mbi 60 vjeç ende nuk janë vaksinuar. Ata kanë kohë deri më 16 janar që ta marrin dozën e parë, ose do të gjobiten me nga 100 euro për çdo muaj që nuk vaksinohen, raporton AP.
Partitë opozitare që e kundërshtuan këtë thanë se ishte shumë e ashpër për njerëzit me të ardhura të ulëta e që nuk duan të vaksinohen.
Muajin e kaluara, Greqia shtrëngoi masat për të pavaksinuarit duke u kërkuar testime për në të gjitha dyqanet joesenciale dhe ngjarje të tjera.