“Mu shkatërrua jeta”/ Flet ish-ministri që u kap duke u puthur me asistenten

Evropë

“Mu shkatërrua jeta”/ Flet ish-ministri që u kap duke u puthur me asistenten

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Matt Hancock

Deputeti i West Suffolk dhe ish-sekretari i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, në një intervistë për mediat është shprehur se zhgënjeu njerëzit pasi theu rregullat.

Hancock u përfshi në një skandal në qershor, të këtij viti pasi u kap nga kamerat e sigurisë duke u puthur me asistenten e tij, Gina Coladangelo.

43-vjeçari u largua nga posti i tij një ditë pas publikimit të fotove.

Ai tha se ai moment i ka shkatërruar jetën.

“Unë kërkoj sërish falje për dështimin tim. Kam zhgënjyer shumë njerëz dhe më vjen keq për njerëzit që kam lënduar“, tha ai.

Hancock një ditë pasi pamjet publikuan dha dorëheqjen ndërkohë që votuesit në zonën elektorale të Hancock besuan se vendimi i tij për t’u dorëhequr ishte i saktë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat