Mbretëria e Bashkuar ka raportuar më shumë se 50,000 raste të reja me COVID-19 për të dytën ditë radhazi.
Sipas të dhënave zyrtare, 50,584 infeksione të tjera janë regjistruar në 24-orët e fundit.
Gjatë së enjtes, u raportuan 53,945 raste të reja – shifra më e lartë ditore që nga mesi i korrikut.
Të dhënat tregojnë se 143 persona kanë vdekur brenda 28 ditëve nga COVID-19, shkruan Sky News.