Këshilli Federal i Zvicrës ka bërë të ditur se janë vendosur masat e reja.
Kjo për shkak rrezikut të përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron.
Rregullat e reja përcaktojnë që, përveç kryerjes së një testi PCR para udhëtimit, ata që hyjnë në Zvicër duhet të bëjnë një test të dytë PCR ose antigjen të shpejtë, në ditën e katërt ose në ditën e shtatë të qëndrimit.
Po ashtu bëhet e ditur se është larguar karantina për të gjitha shtetet.
Masat e reja hyjnë në fuqi nga e shtuna e 4 dhjetorit.